
Journalist🏺Founder of @AlAmfora
Albania
Joined November 2017
- Tweets1.9K
- Following1.6K
- Followers1K
- Likes2.5K
Its proximity to communities enables local journalism to identify issues that often remain outside the attention of national media, but at the same time exposes journalists to pressure and threats. Amfora Media’s experience in specialised reporting, media innovation and tackling disinformation was presented at an international conference in Sarajevo.
#LocalJournalism #MediaFreedom #KonradAdenauer #Sarajevo #AmforaMedia
amfora.al/en/local-journalis…
Mospërputhjet në dokumentacionin shoqërues të dy ngarkesave me mish pule nga Brazili kanë çuar në bllokimin e tyre nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Durrës, ndërsa një ngarkesë me 25 tonë miell dhe hime gruri është refuzuar në pikën kufitare të Morinës.
#AKU #SiguriaUshqimore #MbrojtjaEKonsumatorit #Durrës #MediaAmfora
amfora.al/aku-bllokon-54-ton…
Geri Emiri retweeted
Disa tituj shkruhen për t’ju mashtruar.
Dezinformimi është pjesë e fushatës hibride të Rusisë kundër Evropës. Kjo fushatë shtrihet edhe përtej ekraneve tona, me sulme kibernetike, sabotime dhe tentativa sulmesh me dronë.
Pas kësaj fushate qëndrojnë njerëz konkretë. Më 16 nëntor, BE-ja vendosi sanksione ndaj 30 personave dhe dy subjekteve. Mes tyre janë 24 punonjës të një kompanie me seli në Moskë, e cila kryen operacione manipulimi të informacionit nën drejtimin e administratës së presidentit rus, si edhe propagandistë të njohur dhe një grup hakerash prorusë.
Pasuritë e tyre në BE janë ngrirë dhe personat e sanksionuar nuk mund të udhëtojnë më në BE.
Sanksionet janë një mjet paqësor për t’u kërkuar llogari përgjegjësve për veprimet.
🇧🇦 Sharing Amfora’s experience at the KAS international conference in Sarajevo. Local journalism has the power to bring community concerns into the national debate and strengthen democracy.
#LocalJournalism #Amfora #KAS #Sarajevo
32
Kompani që kanë fituar tendera pa plotësuar kriteret, pagesa për punime të pakryera dhe riforcimi i një pallati pa leje ndërtimi janë disa nga gjetjet e auditimit të Bashkisë Durrës. Shtatë vite pas tërmetit të vitit 2019, KLSH ka konstatuar miliona lekë dëm ekonomik në procesin e rindërtimit.
#Durrës #Rindërtimi #Tërmeti #KLSH #MediaAmfora
amfora.al/shtate-vite-pas-te…
Afërsia me komunitetin i mundëson gazetarisë lokale të evidentojë problematika që shpesh mbeten jashtë vëmendjes së mediave kombëtare, por njëkohësisht i ekspozon gazetarët ndaj presioneve dhe kërcënimeve. Përvoja e Medias Amfora në raportimin e profilizuar, inovacionin mediatik dhe përballjen me dezinformimin u prezantua në një konferencë ndërkombëtare në Sarajevë.
#GazetariaLokale #LiriaEMedias #KonradAdenauer #Sarajevë #MediaAmfora.
amfora.al/drejtuesi-i-qendre…
Pretendimet se dronët që goditën një anije luftarake ruse në Libi ishin nisur nga Shqipëria u përhapën në mediat në internet dhe rrjetet sociale, pa u shoqëruar me prova të verifikueshme. Ministria e Jashtme mohoi përfshirjen e Shqipërisë, ndërsa presidenti ukrainas Volodimir Zelenski konfirmoi se sulmi ishte kryer nga forcat ukrainase.
#ObservatoriiReziliences #VerifikimiFakteve #Dezinformimi #Shqiperia #MediaAmfora
amfora.al/sulmi-ndaj-anijes-…
Claims that the drones which struck a Russian warship in Libya had been launched from Albania spread across online media outlets and social media without being accompanied by verifiable evidence. The Ministry of Foreign Affairs denied Albania’s involvement, while Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy confirmed that the attack had been carried out by Ukrainian forces.
#ResilienceObservatory #FactChecking #Disinformation #Albania #AmforaMedia
amfora.al/en/attack-on-russi…
Geri Emiri retweeted
Gëzuar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe! 🇦🇱
118 vjet më parë, Kongresi i Manastirit hodhi themelet e alfabetit të përbashkët të shqipes, duke i dhënë hov arsimit dhe letërsisë shqipe.
Sot festojmë gjuhën shqipe që lidh breza e komunitete dhe pasuron larminë gjuhësore e kulturore të Evropës. 🇪🇺
Bashkëpunimi mes gazetarëve dhe institucioneve të drejtësisë në Ballkanin Perëndimor përballet me sfidën e garantimit të transparencës dhe informimit të publikut, pa cenuar hetimet penale dhe pavarësinë profesionale. Një konferencë rajonale trajtoi këto çështje, duke u ndalur te raportimi etik për krimin e organizuar, mbrojtja e viktimave dhe përmirësimi i komunikimit mes mediave dhe institucioneve ligjzbatuese.
#KrimiOrganizuar #LiriaEMedias #Drejtesia #BallkaniPerendimor #MediaAmfora
amfora.al/media-dhe-drejtesi…
Shqetësimi i ngritur nga gazetari Blendi Fevziu gjatë një interviste për mundësinë e kthimit të Teatrit të Kukullave në Tiranë në një qendër kulturore hebraike riktheu debatin publik për të ardhmen e godinës. Ndonëse ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, e cilësoi këtë pretendim si një aludim pa asnjë bazë, raportimet e vitit 2017 tregojnë se një propozim i tillë ishte diskutuar më parë.
#TeatriiKukullave #Tirana #TrashegimiaKulturore #QendraHebraike #MediaAmfora
amfora.al/teatri-i-kukullave…
Një dyqan në Durrës dyshohet se shërbente për tregtimin e lëndëve piroteknike të kontrabanduara, të cilat shiteshin edhe përmes internetit. Policia arrestoi një 18-vjeçar dhe nisi procedimin penal ndaj një personi tjetër që dyshohet se tentoi të fshihte mallrat.
#Kontrabanda #LëndëPiroteknike #Durrës #PoliciaEShtetit #MediaAmfora
amfora.al/kontrabande-me-len…
Një anije është bllokuar në Portin e Durrësit, pasi gjatë një kontrolli doganor u zbuluan rreth 16.8 tonë karburant që dyshohet se nuk ishin deklaruar. Ky nuk është rasti i parë i dyshimeve për kontrabandë karburanti në zonën portuale të Durrësit, ku edhe në vitet 2023 dhe 2025 janë zbuluar raste të ngjashme, që kanë çuar në bllokimin e anijeve dhe hetimin e personave të përfshirë.
#Kontrabanda #PortiIDurrësit #Karburanti #DoganaShqiptare #MediaAmfora
amfora.al/bllokohet-nje-anij…
Gjykata e Durrësit ka vendosur të mos shqyrtojë kërkesën penale të Elisabeta Matajt, ish-drejtoreshë e filialit lokal të Postës Shqiptare, duke ia dërguar aktet Gjykatës së Posaçme. Vendimi vjen pasi SPAK mori në hetim dosjen për përvetësimin e dyshuar të 69 milionë lekëve nga fondet e institucionit, mes dyshimeve për përfshirjen e një grupi të strukturuar kriminal.
#PostaShqiptare #VjedhjaEPensioneve #GjykataEDurrësit #SPAK #MediaAmfora
amfora.al/gjykata-e-durresit…
Aktivistë dhe influencerë që mbështesin protestat në Shqipëri janë shënjestruar në mediat në internet, rrjetet sociale dhe deklaratat politike me akuza për financime të huaja dhe interesa personale. Pretendimet kanë përfshirë edhe familjarët e tyre, ndërsa lidhjet e përmendura me fondacione apo aktorë të huaj nuk kanë paraqitur prova se ata ishin të porositur për organizimin apo drejtimin e protestave.
#RevolucioniIFlamingove #Dezinformimi #ProtestatNëShqipëri #MediaAmfora
amfora.al/nga-sorosi-te-inte…
Activists and influencers supporting the protests in Albania have been targeted in online media, on social media and in political statements with accusations of foreign funding and personal interests. The claims have also extended to their family members, while the alleged links to foundations or foreign actors have not been accompanied by evidence that they were commissioned to organise or lead the protests.
#FlamingoRevolution #Disinformation #ProtestsInAlbania #AmforaMedia
amfora.al/en/from-soros-to-h…
SPAK i ka kërkuar gjykatës konfiskimin e pasurive me vlerë 9.1 milionë euro, të lidhura me persona të hetuar për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal. Shumica e pronave ndodhen në Durrës, ndërsa në listë janë edhe automjete luksoze dhe pjesë pronësie në disa biznese.
#SPAK #TrafikNarkotikesh #KrimiOrganizuar #KonfiskimPasurish #AmforaMedia
amfora.al/trafik-narkotikesh…
Policia ka arrestuar dy aktivistë dhe ka nisur hetimet ndaj nëntë të tjerëve pas protestës me vezë ndaj eskortës së kryeministrit Edi Rama në Gjirin e Lalzit. Ndërkohë, 23 protestues janë gjobitur me nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës gjatë tubimit të së dielës në Tiranë.
#Protesta #LiriaETubimit #PoliciaEShtetit #Durrës #MediaAmfora
amfora.al/dy-te-arrestuar-ne…
Kufizimi i qëndrimit në zonën Shengen po pengon shoferët shqiptarë të transportit ndërkombëtar të ushtrojnë profesionin e tyre, duke rrezikuar vendet e punës dhe transportin e mallrave. Përmes një peticioni, shoferët i kërkojnë qeverisë shqiptare të nisë bisedimet me vendet e BE-së për leje të posaçme ose viza afatgjata, që do t’u mundësonin vazhdimin e punës.
#TransportiNdërkombëtar #Shoferët #Shengen #Protesta #MediaAmfora
amfora.al/shoferet-e-kamione…
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është dërguar për gjykim së bashku me 25 persona të tjerë dhe dy kompani, pas hetimeve për dhjetë procedura prokurimi publik. Mes të pandehurve janë tre ish-drejtorë të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ndërsa SPAK akuzon Ballukun për korrupsion, shkelje të barazisë në tenderë, fshehje pasurie dhe pastrim parash, si dhe ka sekuestruar dy vila me vlerë të përgjithshme prej 1.83 milionë eurosh.
#BelindaBalluku #SPAK #Korrupsioni #TenderatPublike #AmforaMedia
amfora.al/spak-dergon-per-gj…







