Autoriteti Dosjeve (AIDSSH) (@aidssh) header
Autoriteti Dosjeve (AIDSSH) (@aidssh) profile picture

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit

Tirana
Joined December 2019
Photo by Autoriteti Dosjeve (AIDSSH) (@aidssh)Photo by Autoriteti Dosjeve (AIDSSH) (@aidssh)Photo by Autoriteti Dosjeve (AIDSSH) (@aidssh)Photo by Autoriteti Dosjeve (AIDSSH) (@aidssh)Photo by Autoriteti Dosjeve (AIDSSH) (@aidssh)Photo by Autoriteti Dosjeve (AIDSSH) (@aidssh)Photo by Autoriteti Dosjeve (AIDSSH) (@aidssh)Photo by Autoriteti Dosjeve (AIDSSH) (@aidssh)Photo by Autoriteti Dosjeve (AIDSSH) (@aidssh)Photo by Autoriteti Dosjeve (AIDSSH) (@aidssh)
Autoriteti Dosjeve (AIDSSH) retweeted
Sot filloi viti i ri shkollor për ciklin parauniversitar – një moment frymëzues për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit! Si Kryetare e @aidssh, dua t'ju uroj një vit plot suksese, ku shkollimi të shndërrohet në motorin kryesor të demokracisë sonë, lirise, begatise dhe zhvillimit personal. Ne mësojmë nga e kaluara për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, dhe pikërisht kjo është esenca e platformës sonë "Mësojmë nga e Kaluara". Këtë vit, vazhdojmë me Klubin e Librit për mësuesit e historisë, gjuhës, letërsisë, artit, gjeografisë dhe qytetarisë – një hapësirë ku diskutojmë dhe reflektojmë bashkë. Vizitat e hapura në arkivat tona ofrojnë një mundësi unike për të prekur historinë nga afër, ndërsa librat për fëmijë me ngjarje të jetuara nga diktatura ndihmojnë në kuptimin e trashëgimisë sonë. Leksionet e hapura me mësuesit do të theksojnë edukimin për mendim kritik dhe edukimin historik, duke nxitur brezat e rinj të mendojnë lirshëm dhe të vlerësojnë lirinë. Përveç kësaj, kemi krijuar Bibliotekën Musine Kokalari, një burim i pasur me materiale arkivore dhe historike, që do të pasurojë aktivitetet tona dhe aktivitetet tuaja per lexim te kuptimshem. Sepse si studiuese me kontribute në politikat arsimore dhe perfshire në projekte të zhvillimit të arsimit, besoj fort se leximi i kuptimshem është themeli i çdo kompetence. Arritja e leximit me kuptim nuk është thjesht një aftësi – është çelësi për zhvillimin personal, kritikën shoqërore dhe suksesin në jetë, veçanërisht kur lidhet me aktivitetet e platformës sonë që ndihmojnë përmes leximit të materialeve të reja, të padëgjuara më parë, për të thelluar kuptimin e historisë dhe demokracisë dhe si mund te mbetesh njeri edhe ne sfidat me te pamundura. Le ta bëjmë këtë vit një festë të dijes dhe reflektimit! #VitiShkollor #MësojmëNgaEKaluara #EdukimiPërDemokracinë #LeksionIHapur #ArkiveEHapur #LeximiSiThemel #KlubiLibri
1
1
111
Autoriteti Dosjeve (AIDSSH) retweeted
🌟 @aidssh dhe partneret ju ftojnë në Simpoziumin "Kufiri i shpresës dhe i vdekjes 1944-1991 - Shkodra përballë të kaluarës", i cili do të zhvillohet më 28 gusht 2025, ora 09:30, në ambientet e Universitetit "Luigj Gurakuqi" në Shkodër. Ky aktivitet, organizuar në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, #UNISHKO, Shoqatën Antikomuniste të ish-të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë, #IIPP, Muzeun e Kujtesës dhe #ICMP, synon të hedhë dritë mbi historinë e errët të kufijve gjatë periudhës komuniste, duke nxjerrë në pah dokumente dhe deshmi te gjalla. Hyrja është e lirë! @aidssh @BenetBeci @luigjn @EUinAlbania
1
1
60
Autoriteti Dosjeve (AIDSSH) retweeted
📢 @AIDSSH mirëpret Zëvendësambasadoren Britanike Julia Sutherland Në fokus të takimit ishin bashkëpunimi me Ambasadën Britanike në Tiranë, prezantimi i punës së Autoritetit dhe mundësitë për nisma të përbashkëta me Mbretërinë e Bashkuar. Diskutuam mbi projektet e kujtesës, si hartat dhe evidencat e vendeve të vuajtjes (Kampi i Tepelenës, Burgu i Spaçit), si dhe ngjarje që shënuan izolimin e shoqërisë shqiptare gjatë diktaturës. Po ashtu, u trajtuan çështje të rëndësishme si goditja e intelektualëve re lidhur me MB dhe nevoja per te mesuar nga praktikat pozitive si #pendimi dhe #pajtimi, si garanci per #sherim.
1
1
45
Autoriteti Dosjeve (AIDSSH) retweeted
"Everything has either a price or dignity" 🌹 “Gjithçka ka ose një çmim, ose dinjitet” – Kant. Këtë frazë të fuqishme @lea_ypi e sjell në jetë në librin e saj të ri, *Indignity*. 📖 Me një kopje paraprake në dorë (jam.me fat), shoqëruar me shënimin e saj të veçantë, ndjej një lidhje të thellë me udhëtimin e saj nëpër arkivat e ish-Sigurimit, ku ajo zbulon gjurmët e paraardhësve dhe përballet me të vërteta të hidhura të historisë familjare dhe shoqerore. Sot, ne viziten ne @aidssh, Lea identifikoi foto te paekspozuara me pare te gjyshes Leman, gjyshit Asllan dhe te atit, Xhafer, atehere i mitur. Keto do ti shtohen ketij reflektimi mbi dinjitetin njerëzor, çmimin e së vërtetës dhe trashëgiminë që mbajmë. Faleminderit, @lea_ypi, për këtë vepër që premton të na prekë zemrat dhe mendjet! Mezi pres ta lexoj dhe të ndaj përshtypjet. ❤️ #Indignity #LeaYpi #Dinjitet
1
4
77
Autoriteti Dosjeve (AIDSSH) retweeted
"Ankesa qytetare vë në pikëpyetje nderimin e një gjyqtari të diktaturës me emrin e një rruge në Bashkinë X. AIDSSH: Ai firmosi 27 dënime me vdekje gjatë 1945-1953. A meritojnë autorët e represionit tituj nderi? #autoritetidosjeve
1
3
23
Autoriteti Dosjeve (AIDSSH) retweeted
Holocaust Remberance dhe #Aidssh! Sot, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, pata nderin të mbaj një ligjëratë mbi temën “Holokausti me lentet e AIDSSH”. Holokausti na la një trashëgimi të çmuar në metodologjinë e kujtesës, degjimin e zerave te viktimes, mekanizmat e shlyerjes se demit ndaj tyre dhe ndertimin e kultures dhe institucioneve per mbrojtjen e te drejtave te njeriut. Keshtu filloi praktika e pergjegjsise nderkombetare per mbrojtjen e njeriut dhe paqes, dhe u vu pergjegjsi tek individet me.pushter qe i meshojne ekstremizmit dhe intolerances kundra paqes dhe njerzimit. Në AIDSSH jemi të përkushtuar për të ndriçuar permes kesaj metrodologjie të vërtetat e mohuara të së kaluarës tonë. Theksova se hapja e arkivave sekrete, mbledhja e deshmive te gjalla, rishqyrtimi i historise dhe edukimi janë thelbësore për të kuptuar dhe për të mësuar nga historitë e errëta të komunizmit, me synimin për të parandaluar përsëritjen e tragjedive të ngjashme permes shkeputjes morale nga pervoja dhe veprimet e se shkuares. Bëmë një krahasim me Gjykimin e Nurembergut dhe impaktin e tij ne institucionet e te drejtes nderkombetare,, duke e theksuar angazhimin tonë në AIDSSH ndaj së vërtetës jo vec si një detyrë morale por dhe një përpjekje për drejtësi. Gjithashtu kujtuam me #krenari kontributin human të shqiptarëve që, pa dallim feje, shpëtuan mijëra hebrej gjate L2B. Liderët politikë të asaj kohe, duke rezistuar ndaj presionit per vendosjen e ligjeve antisemite, morën me tej vendime të guximshme duke u ofruar pasaporta zyrtare per dy mijë hebrejve. Diskutuam në lidhje me faktin se nën regjimin komunist, vete Holocausti e kujtesa e kësaj mikpritjeje u injorua dhe shumë figura që mbrojtën hebrejtë u shpallën "armiq të popullit". Megjithatë, dokumentet e Sigurimit të Shtetit ofrojnë një mundësi të veçantë për të kuptuar më thellë këto histori të rëndësishme, qe duhet te analizohen secili me vete. Në përfundim, studentët u angazhuan në një diskutim të hapur dhe shprehën interesin e tyre për një bashkëpunim të mëtejshëm mes Universitetit të Tiranës dhe AIDSSH, duke u përfshirë projekte te perbashketa hulumtuese apo mbledhjen dhe zbardhjen e deshmive. Faleminderit Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë për këtë mundësi! #MësojmëNgaEKalura #FiguraHistorike #AIDSSHkujtesa #Holokaust #27Janar #MetodaEPërkujtimit @EnriketaPapa @DepFhf
1
4
85
Autoriteti Dosjeve (AIDSSH) retweeted
Sot, si Kryetare e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, kam nje propozim te hapur bashkëpunimi për Shoqatën që administron Vilën 31, tani e njohur si "Vila 31 Art Explora", banese e pronareve historike, te perndjekur, dhe Koci Xoxes dhe Enver Hoxhes. Koçi Xoxe dhe Enver Hoxha ishin dy nga figurat më të rëndësishme të regjimit komunist në Shqipëri, ku rolet e tyre në shtypjen dhe persekutimin e kundërshtarëve politikë janë të dokumentuara gjerësisht. Koçi Xoxe, si Ministër i Brendshëm, drejtonte Sigurimin e Shtetit, një organ që u bë sinonim i represionit dhe terrorit gjatë viteve të para të komunizmit. Nën drejtimin e tij, Sigurimi i Shtetit zhvilloi fushatat e para të mëdha kundër "armiqve të klasës", duke përdorur metoda të tilla si arrestime pa gjyq, tortura, dhe ekzekutime. Xoxe ishte i njohur për zbatimin me zell të politikave të Hoxhës, duke i dhënë një fytyrë të errët regjimit të ri në Shqipëri. Enver Hoxha, nga ana tjetër, ishte udhëheqësi suprem i Shqipërisë komuniste dhe arkitekti kryesor i politikave që do të përcaktonin fatin e vendit për dekada. Ai personalisht nënshkruante platformat e punës dhe vendimet që çonin në shtypjen e opozitës, kolektivizimin e dhunshëm, dhe izolimin e Shqipërisë nga bota e jashtme. Dokumentet historike na tregojnë se ai shpesh nënshkruante me dorën e vet vendime që çonin në arrestime, dënime të rënda, torture dhe madje edhe ekzekutime, duke treguar përgjegjësinë e tij direkte për shumë nga krimet e regjimit komunist. Une besoj se ketu ka një mundësi te rendesishme për të pasuruar përvojën e vizitorëve në këtë vend historik duke: 1. Organizuar një ekspozitë të përkohshme për të eksploruar jetën private të Enver Hoxhës dhe Koci Xoxes në kontekstin e survejimit dhe kontrollit dhe perndjekes dhe terrorit te ushtruar nga Sigurimi i Shtetit. 2. Mbajtur workshop-e dhe seminare mbi ndikimin e diktaturës në kulturën dhe artin shqiptar, duke theksuar propagandën dhe censurën. 3. Krijuar materiale informative për të dhënë një pasqyrë më të plotë të kohës së komunizmit në Shqipëri. 4. Shtuar ture të specializuara me histori dhe dëshmi nga dosjet e Sigurimit, për një edukim historik më të thelluar. #EdukimiHistorik #TrashëgimiKulturore #Shqipëri #Vila31 #Bashkëpunim
1
2
88
Autoriteti Dosjeve (AIDSSH) retweeted
🔔 Njoftim i Rëndësishëm! 🔔 Sot shënojmë një arritje të rëndësishme në avancimin e efikasitetit dhe transparencës në proceset ne @aidssh. Me kënaqësi ju informoj se për herë të parë kemi vënë në përdorim sistemin elektronik #Embledhjet 🎉 Ky sistem inovativ do t'u lejojë anëtarëve të organit kolegial të shqyrtojnë në kohë reale dokumentet e rekomanduara nga sekretariati, si dhe dokumentet e #ishSigurimit, të cilat tani janë #digjitale dhe anonimizohen për të ruajtur privatësinë. Gjithashtu, do të kemi mundësi për të realizuar votime elektronike, që do të ndihmojnë në procesin e vendimmarrjes. Një tjetër funksionalitet i rëndësishëm është regjistrimi audio i mbledhjeve, i cili do të mundësojë ruajtjen e qartësisë dhe saktësisë së diskutimeve tona. Synimi ynë është të garantojmë një proces më të efektshëm, më transparent dhe profesional. 🌟 Faleminderit të gjithëve për angazhim në këtë iniciativë. Sekretariati eshte thelbësor për suksesin e këtij projekti! #Inovacion #Transparencë #Eficencë #eMbledhjet #Profesionalizim
1
57
Autoriteti Dosjeve (AIDSSH) retweeted
Sot, pata kënaqësinë të takohem me Prof. Dr. Arjana Mucen, përgjegjese e Katedrës së Pedagogji Psikologjisë prane Fakultetit te Shkencave Sociale, për të diskutuar mbi projektet e @aidssh në fushën e edukimit mbi të shkuarën totalitare. Gjatë këtij takimi, biseduam për platformën #MësojmengaeKalura e cila është konceptuar në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe ka si synim të zbatohet nëpërmjet partneriteteve akademike dhe përfshirjes aktive të studentëve. Kjo platformë do të fokusojë veçanërisht studentët e mësuesisë dhe mësuesit e lëndëve #Histori, #Gjuhë, #Letërsi, #Qytetari dhe #Filozofi, duke ofruar një mundësi për të eksploruar dhe diskutuar sfida dhe tema të rëndësishme që lidhen me periudhat e errëta të historisë sonë. Gjithashtu, ne do të angazhojmë studentët dhe pedagogët përmes leksioneve të hapura, #klubitlibrit, punës me dëshmitë gojore, si dhe profilizimit të individeve që preken nga regjimi totalitar, përfshirë ata të dënuar politikisht dhe ata të #zhdukur. U theksua gjithashtu rëndësia e qasjes gjinore dhe drejtësisë për të miturit ne punen me dokumentat e ishSigurimit, si dhe nevoja për të edukuar mbi #traumahistorike dhe pasojat e saj. Jemi të bindur se ky projekt, nëpërmjet bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit dhe partnerëve akademikë, do të kontribuojë në formimin e një brezi të ri të mësuesve dhe studentëve që janë të vetëdijshëm dhe të informuar për të kaluarën tonë, duke ndihmuar në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe të ndërgjegjshme. Faleminderit Prof. Dr. Arjana Muca për diskursin produktiv dhe angazhimin tuaj në këtë nismë të rëndësishme!
1
1
61
Autoriteti Dosjeve (AIDSSH) retweeted
🔔 **Takim me Presidentin Bajram Bega!** 🇦🇱 Sot, patëm nderin të takohemi me Presidentin Bajram Bega, i cili na priti me dashamirësi dhe mbështetje, së bashku me këshilltarët e tij Arta Sakja, Klement Zguri dhe Vullnet Doka. Diskutimi ishte frytdhënës dhe u fokusua në sfidat dhe arritjet e përballjes së shoqërisë me diktaturën komuniste, duke përfshirë mbështetjen për punën e autoritetit tonë për verifikimin e kandidatëve në kuadrin e fushatës së ardhshme zgjedhore, si dhe kërkimin dhe gjetjen e të zhdukurve gjatë komunizmit. U theksua nevoja për të bashkëpunuar për promovimin e ndërgjegjësimit mbi shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë diktaturës, si dhe për të krijuar një kulturë pendese dhe dhembshurie për ata që vuajten pa faj. E rëndësishme ishte gjithashtu shmangia e rasteve hipokrite në fushën e pendesës; çdo akt pendese duhet të shoqërohet me veprime të sinqerta në dobi të personave që u preken padrejtësisht. Puna që po bëjmë për të identifikuar vendet e varrimeve të fshehta të viktimave të komunizmit kërkon bashkëpunimin e atyre që kanë njohuri për rrethana dhe vendet e pashenuara të varrimit. Vetëm kështu ajo që quhet pendesë dhe dhembshuri mund të jetë e besueshme. Ne jemi të angazhuar në punën tonë dhe besojmë se bashkëpunimi i ngushtë me Presidencën do të sjellë rezultate pozitive për të gjithë ata që janë prekur nga e kaluara. #Përkushtim #Bashkëpunim #Zhvillim #Pendim #Ekalura #Rinovim,
1
1
111
Autoriteti Dosjeve (AIDSSH) retweeted
Studentët e programit “Master Profesional Mësuesi në Histori” pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës, po hulumtojne dokumentat e Ish Sigurimit. Ata po konsultojnë dokumente arkivore me rëndësi historike dhe të zbatojnë njohuritë e tyre në kuadër të lëndës “Kërkimi në edukim”. Kërkesat studimore të paraqitura nga studentët shërbyen për realizimin e një detyre kursi, duke ndihmuar në zhvillimin e aftësive kërkimore dhe integrimin e tyre në procesin mësimor. Kjo iniciativë përforcon bashkëpunimin ndërmjet institucioneve akademike dhe atyre arkivore, duke u dhënë mundësi studentëve të ndërtojnë një qasje të thelluar ndaj studimit të së kaluarës dhe përdorimit të burimeve arkivore në #edukim.
1
1
55
Autoriteti Dosjeve (AIDSSH) retweeted
I was part of UNICEF for many years, and I believe that the rights of children are the cornerstone of a democratic society. Today, @albania_unicef representative @himuratsahin visited @aidssh where he learned about the tragic history of Tepelena Camp, a concentration camp where children from families of political opponents suffered. These children were subjected to dire health and sanitation conditions. Our discussion also touched on the complex issues surrounding juvenile justice back then, children deprived of parental care during the communist dictatorship, emphasizing the need to understand the systemic ideology and practices in order to inform reforms steps of today Ambassador Shahin expressed his interest to explore with us on two critical components of future cooperation: 1. to dive deeper into the deep-rooted practices of child protection measures, tackling issues like juvenile justice, discrimination against children of political opponents, and the consequences of pronatalist policies, among others. 2. to educate the youth about these dark chapters of Albanian history, highlighting the importance of historical analysis in preventing future rights violations, to ground democracy and promote peace As we remember the past, we draw on the insightful works of UNICEF around the globe. #ChildRights #JuvenileJustice #dueprocess #AlbanianHistory
2
5
206
Autoriteti Dosjeve (AIDSSH) retweeted
Rights of children are cornerstone of a democratic society. Honor to meet @GentaSula champion on child rights former @albania_unicef staffer leading @aidssh documenting the deep-rooted practices of the past in tackling issues like juvenile justice to inform reforms of today.
2
12
208
Autoriteti Dosjeve (AIDSSH) retweeted
Sot per 95 vjet Martin Camaj @aidssh theret tryezen "Martin Camaj: Vepra dhe përndjekja". Cdo studiues që ka dicka për të thënë, të dërgojë shprehje te interesit në @aidssh Tryeze do zhvillohet me 21 gusht 2020. E verteta hollohet por nuk keputet
2
3
Autoriteti Dosjeve (AIDSSH) retweeted
Telling @aidssh 3 years story to @USAmbAlbania Yuri Kim & @USEmbassyTirana felt humbled versus legacy of political prosecution told in heartfelt words of Simon Mirakaj, but not alone🙏 Next: #TepelenaConcentrationCamp joint visit for 23/8 Europe Day against #Totalitarianism
2
5
39
Autoriteti Dosjeve (AIDSSH) retweeted
Work in progress: installing shelves at the new Archive premisses of #SigurimiFilesAuthority thanks @BurcherPA @Sida @SwedeninAL @EHstad – at Albania
1
1
1
14
Autoriteti Dosjeve (AIDSSH) retweeted
po ndodh: 1st meeting of Steering Committee of the @Sida funded project supporting restructuring of Archive building and ICT services @EHstad @BurcherPA @aidssh – at Albania
Autoriteti Dosjeve (AIDSSH) retweeted
Shoqata #Tirana eshte partner kyç i @aidssh dhe intelektualeve, ne #DialogonTirana mbi diktaturen, që zgjati 50% te kohes #Tirana100: #ekspo dokumentare, portrete #kryeqytetare #vlera & kthime ne #vendkujtese! #narrativeperbashkuese, #eVertete – at Albania
1
11
Autoriteti Dosjeve (AIDSSH) retweeted
Shpresa e Ylber Merdani u njohen sot me cdo gje qe AIDSSh dispononte per ta ne dokumentat e Sigurimit. Pas kalvarit te dhunes dhe izolimit, dhe triumfit te tyre moral, me mbeti ne mendje dashuria e madhe qe i bashkon keto zemra fisnike. Jete te gjate! – at Albania
1
15